Bundesliga/ Lot në Berlin, Hertha bie nga kategoria

Bundesliga/ Lot në Berlin, Hertha bie nga kategoria

17:58, 20/05/2023

Hertha e Berlinit zyrtarisht në Bundesliga 2. Një ndër skuadrat më të vjetra të futbollit gjerman, mori vetëm një pikë nga “finalja” e mbijetesës përballë Bochumit (1-1).

Kryeqytetasit kaluan në avantazh pas një ore lojë me anë të Lucas Tousart, por u befasuan nga goli i Keven Schlotterbeck në minutën e katërt shtesë.

Hertha rikthehet pas dhjetë vitesh në Bundesliga 2. Një pikë siguroi edhe Schalke pas barazimit spektakolar 2-2 përballë Eintracht Frankfurt.

“Blutë Mbretërorë” renditen të tretët nga fundi, duke qenë përkohësisht në zonën “play-out”.

Pa fitues përfundoi edhe Werder Bremen-Koln (1-1).

Ndërkohë, Hoffenheimi mposhti 4-2 Union Berlin, fitore që solli mbijetesën matematikisht për skuadrën vendase.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco