Takimi Perez-Ancelotti, merret vendimi për të ardhmen e trajnerit

Takimi Perez-Ancelotti, merret vendimi për të ardhmen e trajnerit

17:04, 20/05/2023

Florentino Perez ka patur një takim më Valdebebas, selinë qendrore të Realit të Madridit, me Carlo Ancelottin.

Në përballjen e parë mes tyre pas eliminimit së fundmi në Champions League nga ana e Manchester City.

Siç bëjnë të ditur mediet spanjolle, presidenti i Los Blancos i qëndron idesë për të vazhduar projektin me teknikun italian në drejtimin e skuadrës.

Perez ka sqaruar se organika do të përforcohet në akord me politikat e klubit.

Mbi të gjitha të dy kanë hedhur opsionet e tyre se si mund ta bëjnë skuadrën më kompetitive.

Ancelotti është i pari që është i bindur se organika aktuale ka goxha të ardhme, ndaj ka rënë dakord që nevojiten vetëm disa prekje të vogla.

Klubi nga ana e tij, kërkon që të rinjtë të bëjnë një tjetër hap drejt rritjes.

Objektivi numër një është Jude Bellingham, mesfushori anglez i Borussia Dortmund, të cilin e kërkon gjysma e Europës.

Prioriteti tjetër është një sulmues, si alternativë për Karim Benzema.

Fituesi i “Topit të Artë” jep ende garanci me 29 gola të shënuar këtë sezon, por mosha rëndon për të gjithë.

Dhe duhet dikush në lartësinë e duhur për t’i lejuar francezit të marrë frymë herë pas here.

Anceloti ka muaj që e përsërit, dhe e konfirmoi edhe pas eliminimit nga Champions League, se ka një kontratë me Realin e Madridit deri në 2024 dhe ka ndër mend ta respektojë.

Pavarësisht tentativave të Brazilit që e kërkon prej kohësh për stolin.

Sezoni do të mbyllet gjithsesi me 3 trofe: Superkupë Europiane, Botërori i Klubeve dhe Kupa e Mbretit.

Dhe pse dy objektivat kryesorë kampionati dhe Championsi iu ikën për duarsh.

Gjithsesi puna e shkëlqyer e teknikut italian ka bindur edhe Perez, një nga ata presidentë që nuk ngurron të ndryshojë trajnerë dhe projekt.

Numri një i Los Blancos është i bindur t’i japë edhe një shans Ancelottit, i cili ka dhe mbështetjen e senatorëve në dhomat e zhveshjes.

Me shpresën që me disa përforcime cilësore, Reali të kthehet i frikshëm për këdo.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco