‘Djajtë e Kuq’ sërish në sulm për Rabiot

‘Djajtë e Kuq’ sërish në sulm për Rabiot

09:42, 16/05/2023

Manchester United synon të transferojë falas yllin e Juventusit, Adrien Rabiot, raportojnë mediet britanike.

Rabiot në fund të këtij sezoni mbyll kontratën me Juven dhe e ardhmja e tij duket se do të jetë larg Torinos.

‘Djajtë e Kuq’ synojnë që gjatë kësaj verë, ta forcojnë mesfushën, dhe siç raportohet, reprezentuesi francez është në listën e Man Unitedit.

Klubi nga ‘Old Traffordi’ edhe verën e kaluar ishte afër transferimit të ish-futbollistit të PSG-së, por në fund të kishte dështuar ky transferim.

Mirëpo, Man United këtë verë besojnë se do të transferojnë Rabiot-in, dhe atë si lojtar falas. Menaxheri i ‘Djajve të Kuq’ Erik ten Hag, thuhet se tashmë ka kontaktuar me mesfushorin francez të cilin dëshiron ta ketë në skuadër për sezonin e ardhshëm.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco