Erling Haaland, më shumë gola se ndeshje në Ligën e Kampionëve dhe në Premierligë

Erling Haaland, më shumë gola se ndeshje në Ligën e Kampionëve dhe në Premierligë

15:08, 12/04/2023

Erling Haaland është një makineri e golit.

Sulmuesi norvegjez po vazhdon të thyejë rekorde një nga një që prej se nisi të shpërthente tek Salzburgu, për të vazhduar më pas në Borussia Dortmund dhe tash në Manchester City.

22 vjeçari e regjistroi mbrëmë golin e 45-të sezonal, duke u bërë kështu lojtari i parë nga Premierliga që e arrin një shifër të tillë, me ç’rast i kaloi Ruud van Nistelrooyn dhe Mohamed Salahun, që i kishin nga 44 gola me Manchester Unitedin respektivisht Liverpoolin.

Por, kjo nuk është e tëra, shkruan “Gazeta Express”.

Përfaqësuesi norvegjez është sensacion në vete pasi ka më shumë gola sesa ndeshje në Ligën e Kampionëve dhe në Premierligë.

Në Champions, sulmuesi shtatlartë i ka shënuar 34 gola në 26 ndeshje, ndërsa mbrëmë realizoi në fitoren 3:0 ndaj Bayern Munichut, që ishte e para për të në karrierë pas tetë ndeshjesh.

E në kampionatin anglez, Haaland i ka shënuar 30 gola në 27 ndeshje, duke qenë i pandalshëm për ekipet kundërshtare.

Pra, Haaland është sulmuesi më “killer” i kësaj gjenerate. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco