Inzaghi zbulon çelësin e suksesit ndaj Benfica, ja premtimi për tifozët e Inter

Inzaghi zbulon çelësin e suksesit ndaj Benfica, ja premtimi për tifozët e Inter

10:23, 12/04/2023

Inter më në fund është rikthyer te fitorja pas triumfit 2-0 në fushën e Benfica, në ndeshjen e parë çerekfinale të Champions League. Një sukses që ka rikthyer edhe buzëqeshjen te klubi zikaltër e trajneri Simone Inzaghi, që hedh një hap të rëndësishëm për kualifikimin në gjysmëfinale.

“Çelësi i suksesit ishte fakti se luajtëm e qëndruam të gjithë të bashkuar. Bëmë një ndeshje të madhe të gjithë së bashku, duke ndihmuar njëri-tjetrin. Tashmë po shijojmë frutet e këtij suksesi, por ky ishte vetëm raundi i parë. Përballë kemi një ekip të madh dhe pas 8 ditësh në “San Siro” do të jetë e vështirë”, tha Inzaghi, trajneri i Interit.

“E rëndësishme ishte që nuk e lamë Benfica të bëjë lojën e saj, por e kishim studiuar mirë lojën e saj ndaj Juve e PSG. Tashmë na duhet të përsëritim të njëjtën lojë edhe në Milano. Këtë gjë ua premtoj tifozëve, se do të bëjmë maksimumin për të shkuar në finale”, tha Inzaghi.

“Luajtëm me zemër dhe me mendje, kjo ishte ajo që i kisha kërkuar skuadrës. Fitorja 2-0 është një avantazh i mirë. Kjo është një fitore e grupit, pasi në Champions skuadra e Benficës nuk kishte humbur këtë szon. Për të shkuar në gjysmëfinale duhet të bëjmë edhe 95 minuta të tjera në këtë nivel”, u shpreh Inzaghi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco