Rose për Haaland: Ai është një sulmues i klasit botëror

Rose për Haaland: Ai është një sulmues i klasit botëror

14:17, 22/02/2023

Sonte, Leipzig do të presë në “Red Bull Arena vizitorët e Manchester City, në një përballje të vlefshme për javën e 1/16-ve, të UEFA Champions League.

Mirëpo, tekniku gjerman i Leipzig, Marco Rose duket se i “frikësohet” shumë një elementi të “qyetarëve” dhe më konkretisht bëhet fjalë për “vikingun” e sulmit të Manchester City, Erling Braut Haaland, të cilin tekniku gjerman në një koneferencë për shtyp e ka krahasuar me perëndinë e mitologjisë vikinge të rrufeve, Thor.

“Më parë, trupi i tij ishte ndryshe, tani ju e shihni atë dhe ai duket si Thor. Por pas disa muajsh në Salzburg, u bë e qartë për ne se sa lojtar i mirë është. Më kujtohet se si ai shënoi në një ndeshje për ne, dhe më pas shkoi në Kupën e Botës U20 dhe shënoi 9 gola. Një fillim i mbarë, dhe tani ai është një lojtar i klasit botëror dhe luan për një nga ekipet më të mira në botë.

Mendoj se mentaliteti i tij është i tillë që çmendet nga dëshira për të shënuar kur ka mundësi ta bëjë atë gjë. Ai punon shumë për ekipin dhe ka përmirësuar ndjeshëm anën teknike të lojës së tij, ku ka filluar të lëvizë më mirë”, tha Rose, përcjell Klankosova.tv.

Ndërkaq, kujtojmë se Rose i di mjaft mirë veçoritë dhe pikat kyçe të Haaland, teksa ka udhëhequr më parë norvegjezin, në kohën kur drejtonte austriakët e Salzburg dhe Borussia Dortmund.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco