Jamie Carragher e quajti Real Madridin një nga fituesit më me fat, Henry e kundërshtoi

Jamie Carragher e quajti Real Madridin një nga fituesit më me fat, Henry e kundërshtoi

09:53, 22/02/2023

Real Madridi e mposhti Liverpoolin në ndeshjen e parë të së tetës së Ligës së Kampionëve të martën në mbrëmje.

Fituesit në fuqi të garës më të madhe për klube në Evropës ishin duke humbur 2-0 brenda 15 minutave në Anfield.

Darwin Nunez dhe Mohamed Salah ishin të dy në listën e golave ​​teksa Real Madridi kishte fillimin më të keq të mundshëm.

Por, Los Blancos siç bën gjithmonë në futbollin evropian, u përgjigjën mirë dhe shënuan pesë gola për të fituar 5-2.

Vinicius Junior dhe Karim Benzema – të dy shënuan nga dy herë, ndërsa Eder Militao ishte gjithashtu në listën e realizatorëve, teksa bënë një rikthim të jashtëzakonshëm.

Jamie Carragher po analizonte lojën si ekspert në CBS Sports.

Përpara ndeshjes, Carragher diskutoi për fitoret e pabesueshme të Real Madridit në Ligën e Kampionëve në sezonin 2021/22.

Reali bëri rikthime mahnitëse kundër Paris Saint-Germain, Chelsea dhe Manchester City përpara se të mundte Liverpoolin në finale.

Megjithatë, Carragher bëri përshkrim të papritur kur tha se Real Madridi ishte një nga fituesit më me fat të Ligës së Kampionëve.

“Më duhet ta them – më falni për ndërprerjen – mendoj se Real Madridi vitin e kaluar është një nga skuadrat më me fat që ka fituar ndonjëherë Ligën e Kampionëve”, ishte komenti i legjendës së The Reds.

“PSG: ata shënuan dy gola në shtatë minuta. Chelsea: ata i çuan në vazhdime. Man City: ata shënuan dy në minutën e fundit. Dhe në finale (Thibaut) Courtois ishte lojtari i ndeshjes”.

Thierry Henry nuk ishte dakord me të dhe i tha se nuk mund ta cilësonte si fat kur mposht skuadra të mëdha.

“Kur e sheh atë rrugëtim nuk mund të thuash se ata ishin me fat. Futbolli është 90+ minuta. Nëse ke kohë të mjaftueshme, mund të shënosh”, deklaroi legjenda e Arsenalit dhe Barcelonës.

Carragher mund të jetë penduar për komentet e tij pasi pa Real Madridin të bëhej skuadra e parë mysafire që shënon pesë gola në Anfield në garat evropiane.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco