Pele uron Messin, ka disa fjalë për Mbappen, Maradonën e Marokun

Pele uron Messin, ka disa fjalë për Mbappen, Maradonën e Marokun

23:19, 18/12/2022

Legjenda e futbollit Pele ka uruar Lionel Messin për triumfin në Kupën e Botës.

Ai ka uruar edhe Kylian Mbappen, ndërsa ka përfshirë edhe Maradonën.

“Sot, futbolli vazhdon të tregoj historinë e tij, si gjithmonë, në një mënyrë emocionuese. Messi fitoi Botërorin e tij të parë, ashtu siç e meritonte trajektorja e tij. Miku im i dashur Mbappe shënoi katër gola në finale. Sa dhuratë ishte të shikojë këtë shfaqje për të ardhmen e sportit tonë. Dhe nuk mund të mos e përgëzoj Marokun për kampanjën e jashtëzakonshme. Është e mrekullueshme të shohësh Afrikën të shkëlqej. Urime Argjentinës! Diego buzëqesh tani”, ka shkruar Pele.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco