'Luftë' për vendin e tretë, Kroacia dhe Maroku shënojnë 2 gola për dy minuta

'Luftë' për vendin e tretë, Kroacia dhe Maroku shënojnë 2 gola për dy minuta

16:23, 17/12/2022

Janë luajtur vetëm 10 minutat e para të sfidës dhe të dyja ekipet Kroacia dhe Maroku kanë gjetur rrjetën në sfidën që po luhet në stadiumin “Khalifa International”. 

Ivan Perisiç gjuan topin nga goditja e lirë dhe Gvardiol bën një super gol duke mposhtur Bonon në minutën e 7.

Dy minuta më pas, Ashraf Dari gjen topin dhe realizon një goditje të ëmbël me kokë që shkon poshtë në shtyllën e djathtë.

***

Kroacia dhe Maroku ndeshen me njëra-tjetrën në sfidën për vendin e tretë dhe të katërt të Botërorit të Katarit. 

Të dyja ato do të kërkojnë medaljen e bronzit për prestigj, pas një Kupe Bote ku të dyja u quajtën surpriza.

Ballkanasit dhe afrikano-veriorët u ndeshën me njëra-tjetrën në sfidën hapëse të grupit F, ku rezultati u mbyll 0-0, ndërsa tashmë ata do të përpiqen të japin maksimumin për të nderuar akoma dhe më shumë kombet e tyre.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco