Boçi: Na u bë beteja për SPAK, sikur të ishte finalja e Kampionatit Botëror!

Boçi: Na u bë beteja për SPAK, sikur të ishte finalja e Kampionatit Botëror!

08:58, 17/12/2022

Ngarkesat politike që ndoqën nga pas hap pas hapi, çdo minute të procesit të përzgjedhjes së drejtuesit të ri të SPAK-ut, Altin Dumanit, që kulmuan me mbërritjen e beftë para votimit në KLP, të vetë ambasadores amerikane Yuri Kim, kanë tërhequr një vëmendje të pazakontë të opinionit publik kur bëhet fjalë për kreun e një institucioni publik.

Luçiano Boçi, kreu i Grupit Parlamentar të PD, e përmblodhi tërë këtë vorbull tensionesh me disa radhë konçize.

“Na u bë beteja për SPAK, sikur të ishte finalja e Kampionatit Botëror të Futbollit – shkroi ai në Fb. - Me tifozeri, me deklarata, me tymuese. “Drejtësia na paska qenë trofe, jo drejtësi! Argjentinë-Francë po na ngjan si shaka!”- krahasoi me ironi deputeti demokrat.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco