Fanellat dhe precedentët, ja si do të vishen Argjentina dhe Franca në finalen e 18 dhjetorit

Fanellat dhe precedentët, ja si do të vishen Argjentina dhe Franca në finalen e 18 dhjetorit

22:38, 15/12/2022

Ditën e sotme u zbuluan zyrtarisht edhe fanellat me të cilat Argjentina dhe Franca do të zbresin në fushë në finale e madhe të 18 dhjetori. Bëhet me dije se  Argjentina do të luajë finalen me fanellën bardhë e kaltër; uniforma do të plotësohet me pantallona dhe çorape të bardha. Franca, nga ana e saj, do të veshë fanellën blu të errët: njësoj edhe pantallonat dhe çorapet.

Image

Por sa fatësjellse kanë qenë këtë ngjyra për këto dy kombëtare? Dy herë që Argjentina ka triumfuan në Kupën e Botës ka qenë pikërisht me fanellën bardhe e kaltër, ndërkohë në dy finalet që është mposhtur në vitin 90 dhe 2014 ka qenë me fanellën e dytë, me atë ngjyrë blu.

Ndërkohë në krahun tjetër edhe Franca në finalet e triumfuara ndaj Kroacisë dhe Brazilit ka qenë me fanellën blu të errët. Ndërkohë me po të njëjtat ngjyra siç do të jenë në finalen e 18 dhjetorit, Argjentina dhe Franca janë përballur para 4 vitesh, ku fitoi Franca me rezultatin 4-3. (Panorama)

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco