“Plisat” në aksion kundër tifozëve italianë, e marrin flamurin e një grupi të tyre

“Plisat” në aksion kundër tifozëve italianë, e marrin flamurin e një grupi të tyre

23:03, 16/11/2022

Para fillimit të ndeshjes miqësore mes Shqipërisë dhe Italisë, një përplasje fizike mes tifozëve ndodhi në shkallët e stadiumit.

Në këtë incident raportohet se ishin të përfshirë tifozët nga Prishtina, “Plisat”.

Tifogrupi në fjalë përmes një postimi në faqen zyrtare ka bërë të ditur se ka kapur një flamur të tifozëve italianë, i cili duket se i përket atyre të Napolit.

Në mentalitetin e “ultrasve” konsiderohet poshtërim për një grup tifozësh kur atyre ua marrin rekuizitat, flamujt apo banerët ,grupi i tifozëve kundërshtarë.

“Plisat” gjithashtu njoftuan se janë larguar nga stadiumi “Air Albania”, pasi u arrestuan dy anëtarë të grupit.

Njoftimi i plotë:

“TË PAMPOSHTUR NË TRIBUNA

Plisat largohemi nga shkallët e “Air Albania”, pasi arrestohen dy anëtarët tonë.

Fitore në Tiranë!”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco