‘Do të jetë e vështirë tek Interi për ta mbajtur Asllanin në stol’

‘Do të jetë e vështirë tek Interi për ta mbajtur Asllanin në stol’

18:54, 31/07/2022

Kristjan Asllani po kalon një formë të shkëlqyer te skuadra e Interit, duke fituar simpatinë e specialistëve dhe analistëve italianë.

Së fundmi ka qenë gazetari Mario Sconcerti, që në një prononcim për “Corriere della Sera” nuk i ka kursyer elozhet për Asllanin.

Sipas tij, mesfushori shqiptar do të jetë më shumë se sa thjesht një zëvendësues i Brozoviçit, pasi do të jetë shumë e vështirë që të lihet në stol një lojtar i tillë si Asllani.

“Në botën e Interit, dy blerje shumë të rëndësishme ndoshta janë nënvlerësuar. Unë flas për Asllanin dhe Mkhitarian. Do të jetë e vështirë për ta mbajtur Asllanin në stol. Këtu fleksibiliteti duhet t’i përkasë trajnerit.

Nuk mendoj se Inzagi do të heqë dorë ndonjëherë nga 3-5-2, por gjithnjë e më shumë skuadra në Europë po e lirojnë mbrojtësin e tretë për të blerë një njeri në mesfushë.

Asllani është 20 vjeç dhe mund të presë, por puna që ka tashmë është pothuajse e jashtëzakonshme, qartësia e ideve. Do jetë më shumë se një zëvendësues i Brozoviçit”, ka thënë Mario Sconcerti.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco