VIDEO/ Granit Xhaka me një eurogol i jep Leverkusenit Kupën e Gjermanisë

VIDEO/ Granit Xhaka me një eurogol i jep Leverkusenit Kupën e Gjermanisë

22:12, 25/05/2024

Bayer Leverkusen ka triumfuar në finalen e Kupës së Gjermanisë, duke mposhtur skuadrën e Kaiserslautern me rezultatin minimal 1-0.

Ishte një eurogol i Granit Xhakës në minutën e 17-të, që i dha fitoren ekipit të Xabi Alonsos, duke koleksionuar trofeun e dytë këtë sezon, pas Bundësligës.

 

 

Kjo ishte edhe ndeshja e fundit i një sezoni magjik për Bayer Leverkusenin, ku në më shumë se 50 ndeshje, regjistroi vetëm një humbje të vetme, duke thyer rekorde të shumta dhe dalë jashtë pritshmërive.

Është hera e dytë që Bayer Leverkusen triumfon në Kupën e Gjermanisë, trofe të cilin e kishte fituar për herë të parë në sezonin 1992-1993, teksa këtë herë vulën në sukses e vuri pikërisht një shqiptar si Granit Xhaka.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco