Formula 1/ Vasseur ‘karikon’ Ferrarin: Ka ardhur koha që Leclerc të fitojë në shtëpi

Formula 1/ Vasseur ‘karikon’ Ferrarin: Ka ardhur koha që Leclerc të fitojë në shtëpi

16:28, 23/05/2024

Shumë pak ditë na ndajnë nga çmimi i madh i Monaco-s, ku do të marrë jetë fundjava e tetë në botërorin e Formula 1.

Vëmendja e drejtuesve të Ferrarit është më e veçantë këtë herë, pasi do kërkohet suksesi në vendlindjen Charles Leclerc.

Këtë e pranoi edhe drejtori i skuderisë italiane, Frederic Vasseur, i cili në një intervistë theksoi se po bëhen përgatitjet që Leclerc të triumfoj në principatë:

“Pas garës së Imola-s, tani është radha e fundjavës së Leclerc. Ne si skuderi duam ta ndihmojmë pilotin tonë që të fitojë në vendlindjen e tij. Charles e do shumë këtë pistë dhe ne do ta motivojmë”.

Më tej, Vasseur pranoi edhe vështirësitë e pistës, madje nga shumë mendohet se pista e Monte Carlos konsiderohet si një nga më delikatet, për shkak se është një terren shumë i ngushte dhe që bën të pamundur parakalimet në disa sektor:

“E dimë që pista është e komplikuar, parakalimet janë shumë të vështira për t’u kryer, prandaj provat zyrtare janë shumë të rëndësishme kësaj here. Inxhinierët po mbyllin detajet e fundit dhe do të jemi gati për fundjavën që na pret”, mbylli deklaratën e tij Frederic Vasseur.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco