Formula 1/ Verstappen dominon edhe në Hungari, Ferrari gabon sërish

Formula 1/ Verstappen dominon edhe në Hungari, Ferrari gabon sërish

17:11, 31/07/2022

Sot u zhvillua Çmimi i Madh i Hungarisë, aty ku dominoi kampioni i botës në fuqi.

Piloti i skuderisë Red Bull regjistroi fitoren e tetë në 13 gara të zhvilluara, duke u afruar me titullin e dytë botëror.

Podiumi u kompletua nga dy pilotët e Mercedesit. Lewis Hamilton u rendit në vend të dytë, ndërkohë që britaniku George Russell, i cili siguroi “pole position” një ditë më parë, nuk shkoi më shumë se vendi i tretë.

Verstappen rrezikoi shumë në xhiron e 42-të. Holandezi u shfaq në vështirësi dhe humbi disa marshe, por ia doli të rigjente ritmin e duhur.

Xhirot e para u dominuan nga Russell, më pas e mori kryesimin Charles Leclerc, por skuderia Ferrari aplikoi sërish një strategji të gabuar me gomat.

Vendi i katërt (Sainz) dhe i gjashtë (Leclerc) për Ferrarin, ndërkohë që kampionati vijon të kryesohet nga Verstappen.

Image

 

 

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco