Barça e Bayerni më pranë në qëndrime, ja kur pritet të zyrtarizohet Lewandowski

Barça e Bayerni më pranë në qëndrime, ja kur pritet të zyrtarizohet Lewandowski

08:53, 16/07/2022

Robert Lewandowski, objektivi i madh i Barçës në këtë merkato verore, mund të vishet zyrtarisht “blaugrana” në ditët në vijim. Edhe pse në prezantimin e Raphinhas presidenti Joan Laporta nuk ka dashur të flasë për sulmuesin polak, burime nga negociatat sqarojnë se pozicionet mes Barçës dhe Bayernit janë afruar shumë dhe se Lewandowski mund të bëhet i katalanëve këtë fundjavë ose në fillim të javës së ardhshme.

Barça i paraqiti Bayernit një ofertë të parë prej 40 milionë eurosh, plus variabla, që u refuzua nga klubi gjerman, por këmbëngulja e sulmuesit polak i ka bërë bavarezët të pranojnë një transferim për një shumë pak më të lartë, por pa arritur 50 milionë. Bayern ka kërkuar një ofertë të re nga “blaugranat”.

Lewandowski është duke u stërvitur me Bayernin që nga e marta e kaluar, por ka treguar pakënaqësinë e tij me situatën që po përjeton. Ai është vonuar në disa seanca stërvitore dhe, siç sqarojnë në Gjermani, është stërvitur pa dëshirë. Këtë të shtunë bëhet prezantimi i skuadrës së drejtuar nga Julian Nagelsmann para tifozëve dhe të hënën skuadra bavareze shkon në turne. Objektivi është që sulmuesi polak të mos udhëtojë me skuadrën, por t’i bashkohet Barcelonës.

Barça dhe Lewandowski e kanë arritur marrëveshjen e kontratës prej muajsh (kontratë trevjeçare).

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco