Zyrtarisht futbollist i Barcelonës, Raphinha: Është një nder i madh të jem këtu

Zyrtarisht futbollist i Barcelonës, Raphinha: Është një nder i madh të jem këtu

15:24, 15/07/2022

Pak minuta më parë Barcelona ka zyrtarizuar lojtarin e tyre më të ri Brazilian, Raphinha, i cili u prezantua në krah të Laporta-s në “Camp Nou”.

“Është një nder i madh të jem këtu. Jam mirënjohës që mund të vij këtu, të vesh këtë fanellë. Kam shumë idhuj që kanë kaluar këtu dhe kanë bërë historinë.

Nëse mund të bëj gjysmën e asaj që ata kanë bërë, do të jetë shumë për mua. Është një ëndërr fëmijësh kjo që po përjetoj. Do të bëj çmos që ta ndihmoj Barçën që të bëhet sërish Barça e dikurshme”, kanë qenë fjalët e para të talentit Brazilian.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco