VIDEO/ Arbitri në Amerikë pëson atak në zemër, një basketbollist e riktheu në jetë

VIDEO/ Arbitri në Amerikë pëson atak në zemër, një basketbollist e riktheu në jetë

11:58, 18/06/2022

Gjyqtari John Scully pati probleme shëndetësore gjatë një ndeshjeje të ligës së basketbollit në Jamestown, Nju Jork, teksa një nga basketbollistët në fushë vrapoi drejt tij për ta ndihmuar.

Kështu, videoja e publikuar në rrjetet sociale tregon momentin kur Sculli u rrëzua, dhe lojtari i Toledo Glass City, Myles Copeland  nxitoi menjëherë drejt tij dhe e riktheu në jetë.

Mediat lokale më vonë konfirmuan se gjyqtari pësoi  atak në zemër dhe në video shihen njerëzit që u mblodhën rreth tij për t'i lënë hapësirë dhe për ta mbrojtur.

Copeland më vonë shpjegoi për mediat se është zjarrfikës me profesion dhe se luan basketboll për ekipin e tij në kohën e lirë.

"Unë kam zhvilluar një instinkt për të reaguar dhe nuk kam shumë kohë për të menduar. Ndjeva pulsin dhe kontrollova nëse po merrte frymë. Pulsi nuk rrihte kështu fillova të bëj CPR," tha ai.

Sculli u dërgua në spital pas ndërhyrjes së Copeland, i vetëdijshëm dhe zgjuar.

"Kam qenë në kontakt me familjen e tij. Ata më falënderojnë për atë që kam bërë dhe thonë se po kthehet në një gjendje stabile. Shpresoj që të shërohet ", tha Copeland.

Meqë ra fjala, Jamestown Jacks dhe Toledo Glass vazhduan lojën pas këtyre skenave të pakëndshme.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco