E bujshme/ Edhe Milan transferon një...Asllani!

E bujshme/ Edhe Milan transferon një...Asllani!

11:35, 18/06/2022

Një lëvizje e bujshme pritet të ndodhë në futbollin e femrave. Bëhet fjalë për sulmuesen me origjinë shqiptare, Kosovare Asllani, e cila ka arritur akordin me Milanin dhe me shumë gjasa do t’i bashkohet skuadrës kuqezi. Këto janë raportimet e fundit që vijnë nga Italia.

Image

Skuadra e drejtuar nga Mauricio Ganz, po punon fuqishëm për të nderuar një ekip dinjitoz në sezonin e ardhshëm dhe Kosovare Asllani është në krye të listës së transferimeve.

Futbollistja e lindur në vititn 1989, ka një përvojë tepër të suksesshme, teksa ka qenë pjesë e klubeve më të mira në botë si Real Madrid apo dhe PSG. Me afrimin e Asllanit, cilësit në sulmin milanist do të rriteshin ndjeshëm.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco