‘Ne punojmë si mushka, ai bën pushime’, Pogba rrëfen si nisi sherri me Mourinhon

‘Ne punojmë si mushka, ai bën pushime’, Pogba rrëfen si nisi sherri me Mourinhon

08:18, 18/06/2022  “Pogmentary” është dokumentari që po shfaqet në Amazon Prime Video dhe që zbulon detaje nga jeta dhe karriera e mesfushorit francez Paul Pogba.

Së fundi ka tërhequr vëmendjen një episod me Jose Mourinhon, që duket se ka kushtëzuar jo pak edhe marradhëniet mes të dyve, kur ishin te Manchester United.

“Pësova një dëmtim dhe i thashë trajnerit se do të shkoj në Miami për t’u rikuperuar. Paparacët kishin kapur një foto, të cilën Mourinho ia dërgoi menjëherë Raiolës, duke i thënë: Ne punojmë si mushka, ndërsa ai bën pushime në Dubai. Më habiti shumë, lasi unë stërvitesha tre herë në ditë. Kjo ishte hera e parë që kisha probleme me një trajner”, rrëfen Pogba.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco