Nevil Dede në krye të Dinamos? Reagon klubi kryeqytetas

Nevil Dede në krye të Dinamos? Reagon klubi kryeqytetas

18:25, 17/06/2022

Dinamo i dha fund bashkëpunimit me trajnerin italian Rodolfo Vanoli pas rënies në Kategorinë e Parë.

Kryeqytetasit tashmë kanë nisur nga puna për të gjetur trajnerin e ri, ndërsa në media u përfol edhe për Nevil Deden që do të merrte drejtimin e skuadrës.

Menjëherë ka ardhur reagimi i klubit në Facebook, duke mohuar zërat që po qarkullonin.

 

“FC Dinamo dëshiron t’iu bëjë me dije se është ende në bisedime për përzgjedhjen e trajnerit të ri dhe lajmi i përhapur nga disa media që lidhin trajnerë te ndryshëm me klubin blu, nuk janë të vërteta. FC Dinamo do të komunikojë nëpërmjet kanaleve të saja në lidhje me çdo lajm që del nga klubi blu”, shkruan Dinamo.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco