‘Jam shumë krenar që jam ukrainas’: Zinchenko i Man City Oleksandr Zinchenko e vendos flamurin ukrainas, përreth trofeut të Premier League

‘Jam shumë krenar që jam ukrainas’: Zinchenko i Man City

07:30, 23/05/2022

Oleksandr Zinchenko  e mbuloi me flamurin ukrainas , trofeun e Premierligës

Pasi fitoi titullin e Premierligës angleze për herë të katërt me klubin e tij Manchester City, futbollisti ukrainas Oleksandr Zinchenko ka thënë se e kishte të vështirë të mendonte edhe për futbollin, pasi Rusia pushtoi Ukrainën në shkurt.

Në një prononcim për “Sky Sports”, pasi e veshi me flamurin ukrainas, trofeun e Premier League,  Zinchenko i prekur e quajti këtë një moment të paharrueshëm.

"Jam shumë krenar që jam ukrainas," tha ai. “Do të më pëlqente që një ditë ta sjell këtë titull në Ukrainë, për të gjithë popullin ukrainas, sepse ai e meriton atë”.

Zinchenko tha se koha që nga fillimi i pushtimit ishte "periudha më e vështirë në jetën time".

Në një intervistë me Gary Lineker të BBC Sport menjëherë pas fillimit të luftës, mbrojtësi i Manchester City tha se nuk mund të numëronte sa herë kishte qarë që nga fillimi i pushtimit rus.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco