Guardiola nuk rezervohet: E parandjeva golin e tretë, ne jemi legjenda!

Guardiola nuk rezervohet: E parandjeva golin e tretë, ne jemi legjenda!

22:14, 22/05/2022

Pep Guardiola arriti titullin e 32-të në karrierën e tij si trajner, pas asaj fitore të çmendur me përmbysje ndaj Aston Vilës, duke u shpallur kampion i Premier Ligës për të katërtin vit nga gjashtë që ka qenë në drejtim të Manchester Cityt.

Pas përfundimit të sfidës, spanjolli nuk i përmbajti lotët dhe u bë pjesë e një feste gjigante me tifozët.

Në konferencën pas ndeshjes, Guardiola u shpreh: “Sfida e fundit është gjithmonë speciale, aty kishte kaq shumë emocione. Aston Vila dha gjithçka, por goli ynë i parë i ndryshoi gjërat. Ne jemi legjenda.

Nëse kanë arritur të fitojnë Premier Ligën 4 herë në 5 vite, do të thotë që këta djem janë special. Në të ardhmen ne do të mbahemi mend për këtë. Të fitosh në shtëpi përballë tifozëve tanë është gjëja më e bukur. Në momentin që barazuam, kishim parandjenjën që do të shënonim dhe golin e tretë”.

Gjithashtu ai foli dhe për rivalin e “Qytetarëve”, Liverpul, i cili shtoi: “Kjo arritje i shkon gjithashtu dhe rivalit tonë. Kurrë në jetën time nuk kam parë një ekip si Liverpooli. Urime Liverpoolit, ata na kanë bërë ne akoma më të mirë javë pas jave. Tani nuk kam energji dhe fuqi për të folur për sezonin e ardhshëm. Ne jemi kampionë sërish”, përfundoi tekniku spanjoll.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco