Dy rezultate të 'çmendura' në javën e fundit çojnë Manchester City-Liverpool në finale për titull

Dy rezultate të 'çmendura' në javën e fundit çojnë Manchester City-Liverpool në finale për titull

09:28, 18/05/2022

Gara për titull në Ligën Premier do të vazhdojë edhe në xhiron e fundit të Premier League, ku Manchester City dhe Liverpooli po luftojnë për trofeun e më të mirit.

Fitorja e mbrëmshme e Liverpoolit si mysafir i Southampton me rezultat 2-1 ka lënë garën ende të hapur.

Qytetarët kanë 90 pikë, ndërsa The Reds kanë grumbulluar deri tani 89 pikë.

Por dy rezultate të çmendura në xhiron e fundit, do të bënin që të kishte edhe një ndeshje shtesë, super finale mes Manchester Cityt dhe Liverpoolit.

Këto rezultate janë pothuajse të paarritshme pasi Manchester City duhet të humbasë me rezultatin 6-0 nga Aston Villa, ndërsa Liverpooli duhet të barazojë 5-5 me Wolves.

Kjo do të bënte që Manchester City dhe Liverpool të kishin pikë të barabarta, por edhe golavarazh të barabartë dhe për të caktuar titullin, do të duhej të zhvillohej një finale mes tyre.

Kjo duket e pamundur, por duhet të pritet medoemos që të zhvillohet edhe xhiro e fundit për ta mësuar kampionin e Anglisë.

Standings provided by SofaScore LiveScore

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco