Realizoi një supergol ndaj United, Xhaka: Shumë i lumtur për këtë fitore, më pëlqen të shënoj kundër...

Realizoi një supergol ndaj United, Xhaka: Shumë i lumtur për këtë fitore, më pëlqen të shënoj kundër...

13:55, 25/04/2022

Granit Xhaka shënon një gol shumë të rëndësishëm për Arsenalin që duket edhe si një shenjë përfundimtare paqeje për krisjen me tifozët 2 vite më parë.

“Shumë i lumtur për tre pikët dhe së dyti shumë i lumtur që e ndihmova skuadrën me një gol.

“Nuk kam shënuar për një kohë të gjatë dhe është mirë ta bëj para tifozëve. Por gjëja më e rëndësishme ishin tre pikët.

“Më pëlqen të shënoj kundër United!

“Ne filluam mirë, por ishte një ndeshje 50-50 në pjesën e dytë. United po shtypte dhe bëri shumë më mirë, por ne morëm tre pikët. Penalltia e humbur na ndihmoi.

“Nuk është hera e parë që shënojmë dhe pësojmë menjëherë, e bëmë dy herë kundër Chelseat. Kështu që ne duhet të jemi më të zgjuar dhe të kemi një mentalitet të fortë për pesë minutat pasi të shënojmë”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco