Gjysmëfinalet e Kupës, FSHF përcakton oraret e dy dueleve

Gjysmëfinalet e Kupës, FSHF përcakton oraret e dy dueleve

13:32, 11/04/2022

Me Dinamon dhe Kastriotin mbyllet sot java e 28-të e Superiores, ndërkohë, të mërkurën janë programuar dy gjysmëfinalet e kthimit në Kupën e Shqipërisë.

FSHF ka përcaktuar oraret përmes Sektorit të Garave dhe dueli i parë i së mërkurës është ai mes Laçit dhe Teutës.

Kurbinasit i presin durrsakët në shtëpi dhe kjo ndeshje nis prej orës 14:45. Skuadra e Shpëtim Duros ka në favor fitoren në ndeshjen e parë në “Niko Dovana”, me rezultatin 2-1.

Takimi tjetër, Vllaznia-Partizani, zhvillohet në “Loro Boriçi” në orën 17:45. Dueli i parë në Elbasan ka përfunduar 0-0 dhe për ta shkuar në finale të dyja skuadrat duhet të fitojnë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco