Hazard rikthehet në Premier League, belgu nis bisedimet me dy klube

Hazard rikthehet në Premier League, belgu nis bisedimet me dy klube

09:29, 11/04/2022

Eden Hazard po përgatit rikthimin në Premier League, aty ku ka kaluar edhe vitet më të bukur të karrierës me fanellën e Chelsea-t, pasi që prej transferimit te Reali i Madridit, ka kaluar dëmtime të shumta dhe nuk ka fituar dot një vend titullari.

Ëndrra e belgut është që të rikthehet te Chelsea, për të qenë sa më në formë para botërorit të Katarit, megjithatë situata te blutë e Londrës nuk është aspak e mirë, pasi aksionet janë të bllokuara, si masë ndaj Roman Abramovich.

Pikërisht për këtë arsye, Hazard po shqyrton alternativa të tjera dhe së fundi ka dalë në skenë Arsenali, me Mikel Artetën që e preferon shumë belgun dhe do të mirëpriste në ekip një futbollist me cilësitë e eksperiencën e tij.

Marrëdhëniet mes dy klubeve janë mjaft të mira dhe drejtuesit e Arsenalit janë ofruar ta marrin belgun në huazim për një vit, me të drejtë blerjeje më pas kundrejt një shifre simbolike, ndonëse në Madrid do të preferonin një shitje të menjëhershme, për të arkëtuar para dhe shpëtuar njëherë e mirë nga kartoni i Hazard.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco