Serie A/ Roma mban gjallë shpresat për Championsin

Serie A/ Roma mban gjallë shpresat për Championsin

21:05, 10/04/2022

Roma e drejtuar nga tekniku Jose Mourinjo ka arritur një fitore me përmbysje në ndeshjen e ditës së sotme kundër skuadrës së Salernitanës.

Vendasve ju deshën vetëm tre minuta për të përmbysur avantazhin e miqve në pjesën e parë, me golat e Perez dhe Smolling që i dhanë fitoren verdhekuqëve , të cilët me këtë 3-pikësh qëndrojnë ende në garë për një vend në Ligën e Kampioneve sezonin e ardhshëm.

45 minuta në fushë për Marash Kumbullën, i cili e nisi takimin si titullar.

Futbollisti i Kombëtares sonë u zëvendësua në fillimin e pjesës së dytë nga Zaniolo.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco