‘Air Albania’ pret finalen e Conference League, Tirana zgjedh stadiumin për derbin me Dinamon

‘Air Albania’ pret finalen e Conference League, Tirana zgjedh stadiumin për derbin me Dinamon

17:05, 17/03/2022

Java e 26-të e Abissnet Superiore rezervon derbin e kryeqytetit mes Tiranës dhe Dinamos, teksa bardheblutë kërkojnë vazhdimësinë për t’iu afruar edhe më shumë titullit kampion ndërsa nga ana tjetër, blutë me trajnerin e ri Vanoli, iu duhen pikët pasi janë të përfshirë në garën e mbijetesës.

Mirëpo, derbi edhe pse i kryeqytetit, do të luhet jashtë tij, pasi Tirana ka zyrtarizuar së fundmi axhendën për këtë sfidë.

Me “Air Albania”-n që ka mbyllur dyert pasi do të përgatitet për finalen e Conference League në muajin maj dhe me “Selman Stërmasin” që nuk është në kushtet e përshtatshme, bardheblutë kanë zgjedhur të jenë pritës në stadiumin “Elbasan Arena”.

Në njoftimin e klubit bardheblu theksohet se takimi do të luhet të shtunën duke nisur nga ora 16:45.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco