Rikthimi i fuqishëm i Gashit, shënon dy gola për fitore

Rikthimi i fuqishëm i Gashit, shënon dy gola për fitore

23:34, 14/12/2021

Shkëlzen Gashi ia ka siguruar fitoren Aaraut kundër Kriensit si mysafir, me rezultatin 2:1.

Ky duel i takoi javës së 17-të të kategorisë së dytë të futbollit zviceran dhe u zhvillua të martën mbrëma.

Në këtë ndeshje Gashi u rikthye pas një mungese prej dy muajsh shkaku i lëndimit. Gashi barazoi rezultatin në 1:1 në minutën e 23-të. Ndërkaq golin e dytë dhe të fitores e shënoi në minutën e 64-t. Golin e vetëm për Kriensin e shënoi Liridon Mulaj, në minutën e 16-të.

 

Hera e fundit kur kishte shënuar Shkëlzen Gashi ishte fundi i gushtit. Në total këtë sezon ka shënuar pesë gola në nëntë ndeshje. Te Aarau përveç Gashit kanë luajtur Imran Bunjaku e Donat Rrudhani, të cilët ishin titullar. Kurse në pjesën e dytë janë inkuadruar Milot Avdyli dhe Liridon Balaj. Titullar te Kriensi ishin Izer Aliu, Albion Avdijaj dhe Elis Isufi. Në pjesën e dytë luajti edhe Mark Marleku.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco