Bayerni e demolon Stuttgartin, Gnabry e Lewandowski protagonistët e ndeshjes

Bayerni e demolon Stuttgartin, Gnabry e Lewandowski protagonistët e ndeshjes

20:27, 14/12/2021

Bayerni dhe Stuttgarti kanë hapur xhiron e 16-të në Bundesliga këtë të martë.

 

‘Bavarezët’ kanë triumfuar me rezultat të thellë si mysafir i Stuttgartit, duke e mposhtur me rezultat 5-0.

Serge Gnabry e hapi sfidën duke realizuar në minutën e 41-të, për të shkuar në pushim me avantazh minimal.

Në pjesën e dytë, ‘bavarezët’ ndezën turbinat duke realizuar plot katër gola të tjerë.

Gnabry dyfishoi epërsinë në minutën e 53-të pas një asistimi të Lewandowskit, gjersa sulmuesi polak u rikthye me dy të tjerë në minutat 69′ dhe 72′, me dy minuta më vonë Gnabry i cili kompletoi tregolëshin e tij për rezultatin final 5-0.

Me këtë fitore, Bayerni përforcon pozitën e parë duke arritur tani në kuotën e 40 pikëve të mbledhura, me nëntë pikë më shumë sesa përcjellësi i dytë, Dortmundi, të cilët kanë një ndeshje më pak të zhvilluar.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco