Pedri zbulon gafën e rivalit të Barcelonës: Më mori Reali në provë, sipas tyre nuk isha në nivelin e duhur

Pedri zbulon gafën e rivalit të Barcelonës: Më mori Reali në provë, sipas tyre nuk isha në nivelin e duhur

16:52, 06/12/2021

Mesfushori i Barcelonës, Pedri, është një ndër talentet më premtues në botë.

19-vjeçari po ngjit me të shpejtë hapat e karrierës dhe sapo është kurorëzuar si “Lojtari i ri më i mirë”, i vitit.

Megjithatë karriera e tij mund të ishte me rivalët më të mëdhenj të kalatanasve.

Në një intervistë për mediat, spanjolli ka treguar një prapaskenë merkatoje lidhur me një transferim të mundshëm te Real Madridi.

“Kur luaja te Las Palmas, Reali më mori për të bërë një provë me ta. Sipas tyre nuk isha në nivelin e duhur. Kështu që qëndrova në ekipin tim dhe mësova shumë aty. Gjëja e mirë ishte se isha afër shtëpisë dhe në moshën 16-vjeçare është mirë që të kesh suportin e të afërmve të tu”.

Pedri është titullar i padiskutueshëm me Barcelonën dhe një pikë kyçe në kombëtaren e Spanjës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco