Mbappe, i vendosur të largohet nga PSG-ja

Mbappe, i vendosur të largohet nga PSG-ja

08:48, 06/12/2021

Kylian Mbappe nuk e ka ndërmend ta vazhdojë karrierën në Paris Saint-Germain.

Ylli francez ka konfirmuar se do të presë derisa t’i përfundojë kontrata në fund të sezonit, për t’u larguar përfundimisht nga kryeqyteti francez..

Kampioni i botës me Francën në fakt lidhet me një transferim në klubin e tij të ëndrrave – Real Madrid.

PSG-ja nga ana e saj po mundohet ta bind ish-futbollistin e Monacos që ta zgjasë kontratën.

Por, përfaqësuesi francez është i vendosur për t’u larguar dhe nuk dëshiron t’ia dijë.

Prandaj, gjatë verës që vjen, ai mund të transferohet në Real Madrid si lojtar i lirë.

Mbappe lidhej me një kalim në “Santiago Bernabeu” edhe verën që shkoi, por klubi francez vendosi ta mbante atë në ekip, së paku edhe për këtë sezon.

Mbappe është sot njëri prej sulmuesve më të mirë në botë. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco