Dani Alves arrinë marrëveshje verbale me Barcelonën

Dani Alves arrinë marrëveshje verbale me Barcelonën

20:03, 12/11/2021

Dani Alves pritet të rikthehet te Barcelona, marrëveshja verbale tashmë është arritur, vetëm pritet miratimi i La Ligës për të kompletuar transferimin.

Alves do të rikthehet te Barça si lojtar i lirë. Ai është në dispozicion në treg dhe donte të ribashkohej me klubin pasi u largua nga Sao Paulo muaj më parë.

Xavi Hernandez donte që Dani të ishte transferimi i ri, i cili do të ndihmonte menjëherë skuadrën si në fushë ashtu edhe jashtë saj.

Siç raporton Fabrizio Romano, marrëveshja tani është arritur, ku 38-vjeçari pritet të nënshkruaj kontratë një-vjeçare me blaugranët. Por, klubi është vetëm duke pritur miratimin e La Ligës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco