VIDEO/ Ndryshime në fanellat e kuqezinjve, Bajrami merr numrin e...

VIDEO/ Ndryshime në fanellat e kuqezinjve, Bajrami merr numrin e...

19:31, 12/11/2021

Teksa kanë mbetur vetëm pak orë nga fillimi  i sfidës Angli-Shqipëri, FSHF-ja ka publikuar një video nga dhoma e zhveshjes së kuqezinjve.

Në video, vihet re se numri në fanellën e Nedim Bajramit në sfidën ndaj Anglisë, do të jetë “10” numër ky që mbi shpatulla e ka mbajtur Rei Manaj.

Lushnjari nuk u ftua për dy sfidat e nëntorit nga trajneri Edi Reja për shkak të formës jo të mirë që po kalon. Kjo ishte një zgjedhje nga ana e teknikut italian që u justifikua me faktin që nuk do të ketë lojtarë të shumtë në stolë për këtë sfidë, pasi të gjithë duan të luajnë ndaj Anglisë.

Më herët Bajrami ka mbajtur dhe numrin tetë në Kombëtare, por kësaj herë do të mbaj një numër “fantazisti” dhe shpresojmë që ndeshjen e sotme t’i sjellë fat.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco