Milani ‘blindon’ lojtarët, rinovon kontratën e tre futbollistëve kyç të ekipit

Milani ‘blindon’ lojtarët, rinovon kontratën e tre futbollistëve kyç të ekipit

16:28, 12/11/2021

 Milani momentalisht zë vendin e dytë në Serie A me 32 pikë.

Forma e mirë e ekipit, ka shtyrë drejtuesit e klubit që të mendojnë për rinovimin e kontratave të tre futbollistëve kyç të skuadrës.

Sipas ‘Gazzeta dello Sport’, Rossonerët dëshirojnë të zgjatin bashkëpunimin edhe për disa vite tjera me Theo Hernandez, Rafael Leao dhe Ismael Bannacer.

Theo mund ta shohë pagën e tij të trefishuar, duke pasur parasysh se ai aktualisht fiton 1.5 milionë euro në vit, ndërsa me marrëveshjen e re pritet të përfitojë 4 milionë euro.

Paga e re e Leaos pritet të rritet në 3 milionë euro në vit nga 1.4 milionë euro sa përfiton momentalisht. Fatura e pagave të Milanit do të rritet me 80 milionë euro sapo këta tre futbollistë të nënshkruajnë kontratat e reja.

Në anën tjetër duket se klubi do ta humbasë Franck Kessie, pasi thuhet se mesfushori ka kërkuar pagë prej 9 milionë euro për zgjatur bashkëpunimin me gjigantin italian.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco