Ousmane Dembele është ‘viktima’ e parë e rregullave të reja të vendosura nga Xavi

Ousmane Dembele është ‘viktima’ e parë e rregullave të reja të vendosura nga Xavi

13:34, 12/11/2021

Xavi mori i në pankinën e Barcelonës me synimin për të rregulluar klubin. Për këtë, tekniku kaltalan ka vendosur 10 rregulla të cilave duhet t'u përmbahen stafi i tij si dhe lojtarët. Midis tyre, ne gjejmë në veçanti përpikmërinë. Anëtarët e stafit duhet të mbërrijnë të paktën dy orë para fillimit të stërvitjes, ndërsa lojtarët duhet të paraqiten 1:30 para nisjes së seancës.

Sot, vetëm një lojtar erdhi me vonesë: Ousmane Dembele. Futbollisti francez kaloi portat e qendrës stërvitore të blauganëve, në orën 8:33, pra tre minuta vonesë, me stërvitjen e planifikuar për në orën 10:00, raporton Mundo Deportivo.

Kështu, Dembele mund të “inaugurojë” sistemin e gjobave të vendosura nga Xavi për këdo që nuk respekton rregullat e tij.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco