'Kualifikimi në Botëror do të ishte ëndërr', flet Kumbulla: Di si ta ndaloj Abraham, Broja ka shumë talent

'Kualifikimi në Botëror do të ishte ëndërr', flet Kumbulla: Di si ta ndaloj Abraham, Broja ka shumë talent

13:08, 12/11/2021

Futbollisti i Kombëtares shqiptare, Marash Kumbulla ka folur për mikrofonat e “ The Telegraph” në prag të ndeshjes së sotme ndaj Anglisë, në Uembli.

Mbrojtësi nga Malësia e Madhe u shpreh se kualifikimi në Botëror do të ishte një ëndërr për të gjithë shqiptarët, pasi nuk është arritur asnjëherë.

“Kualifikimi do të ishte një ëndërr për të gjithë shqiptarët. Asnjëherë nuk kemi arritur një objektiv të tillë. Kemi 15 pikë dhe është një rekord, por duam të bëjmë më shumë. Pas rezultatit të fundit ndaj Polonisë nuk varet vetëm nga ne, por jemi të vetëdijshëm se po rritemi. Jemi një ekip i ndërthurur me lojtarë të rinj dhe lojtarë me përvojë. Nuk do të jetë një ndeshje për të na gjykuar. Jemi të rinj dhe në të ardhmen mund të rritemi si ekip, por do të japim gjithçka”.

Kumbulla komentoi gjithashtu  “kërkesën” e Abraham:“ Nëse Abraham  luan, e di si ta ndaloj. Ai bëri shaka me mua, duke më thënë se nëse luante, duhet ta lija të shënonte. I thashë se ishte në rregull nëse shënonte një gol. Ai gjithmonë jep gjithçka në stërvitje dhe është shumë i fortë”.

Më pas, Kumbulla foli edhe për Armando Brojën: "Ai ka shumë talent, shpejtësi dhe efikasitet. Është shumë i fortë. Mund ta shihni në Premier League dhe në ekipin kombëtar. Për ne shpresoj se mund të rritet më shumë dhe të na sjellë shumë fitore. Në fillim ishte pak i turpshëm, por më pas u mësua."

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco