Shqipëria sfidon Anglinë në Uembli: E gjithë skuadra jonë nuk kushton as sa lojtari më i mirë i 'Tre Luanëve'

Shqipëria sfidon Anglinë në Uembli: E gjithë skuadra jonë nuk kushton as sa lojtari më i mirë i 'Tre Luanëve'

10:52, 12/11/2021

Në orën 20:45, në stadiumin mitik të Uemblit, Kombëtarja shqiptare do të sfidojë Anglinë. Kuqezinjtë e drejtuar nga Edi Reja do kërkojnë që të marrin maksimumin në këtë takim, edhe pse e dinë se është tepër e vështirë, kjo për fakt se përballë kanë kombëtaren që pozicionohet në vendin e tretë renditjen botërore.

Plot 63 vende i distancojnë me njëra-tjetrën, por shpesh fusha ka treguar se të tilla diferenca nuk janë efektive.

Vlera e kombëtares së drejtuar nga Southgejt në treg sipas Transfermarkt është 1.21 miliardë euro, ku natyrisht më i kushtueshmi është Harri Kejn që vlen më shumë se i gjithë grupi i kombëtares sonë, me 120 milionë euro vlerë në treg. Kuqezinjtë tanë kanë një vlerë tregu prej 75 milionë euro.

Më i vlefshmi nën urdhrat e trajnerit Reja është mbrojtësi i Romës, Marash Kumbulla që gjithsesi kartoni i tij ka zbritur në 22 milionë euro pas paraqitjeve aspak të mira në kryeqytetin italian. Distanca të frikshme kur mendon cilësitë e dy kombëtareve, megjithatë jo çdo herë vlera në treg është ajo që triumfon dhe arrin të marrë tre pikët. Shpresojmë që edhe këtë herë të jetë ky rasti, pasi një fitore e djemve tanë do ngjallte sërish shpresat për një kualifikim në Botërorin e Katarit që mbahet vitin e ardhshëm.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco