Lajme shokuese nga Spanja: Sergio Aguero mund të tërhiqet nga futbolli

Lajme shokuese nga Spanja: Sergio Aguero mund të tërhiqet nga futbolli

10:26, 12/11/2021

Karrierës futbollistike të Sergio Aguero-s, mund t’i ketë ardhur fundi. Sulmuesi i Barcelonës la para kohe fushën e lojës në ndeshjen ndaj Alaves, për shkak se ndjente dhimbje të forta në gjoks.

Pak ditë më parë, mjekët zbuluan se lojtari kishte pësuar aritmi në zemër dhe u shpall i padisponueshëm për tre muaj. Një goditje e rëndë për sulmuesin argjentinas, që fatkeqësisht mund të shoqërohet me një tjetër lajm të tmerrshëm.

Sipas asaj që raporton “Catalunya Radio”, mjekët e kanë informuar Agueron se problemi në zemër nuk është i lehtë dhe se atij mund t’i duhet të tërhiqet nga futbolli! Ekzaminimet e fundit të kryera nga lojtari tregojnë se aritmia në zemër është më komplekse se sa pritej.

Image

 

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco