Emocionuese/ Ronaldo i dhuron fanellën tifozes së vogël që 'pushtoi' fushën në Dublin

Emocionuese/ Ronaldo i dhuron fanellën tifozes së vogël që 'pushtoi' fushën në Dublin

09:45, 12/11/2021

Një vajzë e vogël ‘pushtoi’ fushën në fund të ndeshjes mes Irlandës dhe Portugalisë (0-0), në Dublin, për t’i kërkuar një përqafim Cristiano Ronaldos.

Rojet e sigurisë tentuan ta ndalojnë vogëlushen, por ajo arriti t’i afrohej portugezit, i cili nuk ngurroi që ta përqafonte.

Kapiteni i Kombëtares portugeze i dhuroi edhe fanellën vajzës së përlotur, e cila me siguri do ta kujtojë gjatë gjithë jetës këtë moment.

 

 

 

 

Ronaldo nuk ia doli të linte gjurmë në ndeshjen kualifikuese të Kupës së Botës të në kryeqytetin irlandez, me portierin Gavin Bazunu që ndaloi përpjekjet e portugezit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco