Formacioni ndaj Anglisë/ Reja zgjedh Uzunin në sulm, titullar edhe Bajrami

Formacioni ndaj Anglisë/ Reja zgjedh Uzunin në sulm, titullar edhe Bajrami

09:23, 12/11/2021

Shqipëria sfidon mbrëmjen e sotme Anglinë në Uembli. Nuk ka ndodhur kurrë që kuqezinjtë t’i marrin një pikë “Tre Luanëve” dhe në Uembli do të tentojnë befasinë e madhe.

Diçka jo e thjeshtë, por që nga formacioni i Edi Reja duket se do të tentojnë të lënë gjurmë në stadiumin mitik. Tekniku italian do të hedh në fushë modulin tradicional 3-5-2, me Etrit Berishën që do të mbrojë katërkëndëshin e portës.

Mbrojtja do të jetë e përbërë nga Ismajli, Kumbulla dhe Veseli.  Rolet e pistonit i kanë Elsi Hysaj dhe Lorenc Trashi , ndërsa Bare, Gjasula dhe Bajrami qëndrojnë së bashku në mesin e fushës.

Përsa i përket sulmit, do të formohet nga dyshja Cikalleshi-Uzuni. Një zgjedhje logjike e Rejas në fazën e avancuar, duke marrë në konsideratë faktin që të dy sulmuesit po kalojnë formë të mirë dhe kanë gjetur rrugën e rrjetës në javët e fundit në skuadrat respektive.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco