Pedro Augusto bën heroin te Egnatia! Sulmuesi brazilian i shënon Laçit dhe i dhuron tre pikë të arta rrogozhinasve

Pedro Augusto bën heroin te Egnatia! Sulmuesi brazilian i shënon Laçit dhe i dhuron tre pikë të arta rrogozhinasve

15:51, 16/10/2021

Egnatia ka triumfuar me rezultatin 1-0 ndaj Laçit, në ndeshjen e vlefshme për javën e pestë në Kategorinë Superiore.

Goli i vetëm i takimit u realizua nga njeriu i momentit në shtëpinë e Egnatias, Pedro Augusto, i cili pasi i dha fitoren ndeshjen e kaluar në frymën e fundit ndaj Kastriotit, tani ishte deçiziv edhe ndaj kurbinasve duke shënuar pas një aksioni fanstastik në kundërsulm dhe me disa kombinime me shokët e skuadrës në minutën e 75′.

Vlen të theksohet se Pedro Augusto la fushën e lojës në minutën e 85’ pas një dëmtimi që pësoi.

Egnatia aktualisht ka korrur suksesin e saj të dytë radhazi dhe renditet me këtë fitore në vendin e dytë në kuotën e 8 pikëve, po aq sa Tirana e vendit të parë dhe Teuta e vendit të tretë. Ndërsa Laçi renditet në vendin e fundit me 2 pikë të grumbulluara.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco