Shans i artë për Brojën, sulmuesi shqiptar e nis nga minuta e parë sfidën e Premier League

Shans i artë për Brojën, sulmuesi shqiptar e nis nga minuta e parë sfidën e Premier League

15:28, 16/10/2021

Armando Broja ka një mundësi të artë ditën e sotme për të treguar vlerat e tij si lojtar.

Pavarësisht deklaratave, ku u shpreh se Broja nuk është ende gati për 90 minuta, trajneri i Southampton Ralph Hasenhuttl ka vendosur ta hedh në fushë nga minuta e parë sulmuesin shqiptar në ndeshjen kundër Leeds.

Sigurisht që në këtë vendim të trajnerit austriak ka ndikuar edhe dëmtimi i sulmuesit Che Adams,  i cili nuk është grumbulluar në këtë sfidë.

Djaloshi nga Kopliku ishte protagonist në kombëtaren shqiptare, teksa në ndeshjen ndaj Hungarisë i dhuroi fitoren kuqezinjve me supergolin e shënuar.  

Armando, shpresojmë të realizosh në ndeshjen e sotme...

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco