Nga një shpërndarës picash tek firma me gjigantët e Italisë, historia e jashtëzakonshme e futbollistit të ri të Milanit

Nga një shpërndarës picash tek firma me gjigantët e Italisë, historia e jashtëzakonshme e futbollistit të ri të Milanit

10:52, 01/09/2021

Vetëm disa vite më parë, Junior Messia as që nuk e mendonte se një ditë do të luante me Milanin në Serie-A.

Image

Historia e mesfushorit 30 vjeçar që një ditë më parë firmosi me klubin e Milanit ka marrë vëmendjen e mediave më të njohura Europiane.

Por cili është braziliani që do të vesh fanellën e kuqezinjëve? Ndoshta shumëkush e ka dëgjuar për herë të parë vetëm në ditën e djeshme Messias, pasi kaloi te Milani. I lindur në Belo Horizonte do të shkonte në Itali rreth 10 vite më parë ku do të fillonte punës si shpërndarës i picave.

Dashuria për futbollin ishte e madhe dhe nisi të luante për ekipe amatore. Karriera e tij nisi në 2015 me Gozzano dhe u kualifikua në Serie A në sezonin 2017-2018. Më pas erdhi kalimi te Crotone, me debutimin që mbërriti në 2019. E kush do ta mendonte se një lojtar me këtë CV do të ishte pjesë e Milanit në “Champions League?”.

ImageImageImage

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco