U thërrit nga trajneri Reja për ndeshjet e shtatorit, Balliu sqaron  mungesën në Kombëtare

U thërrit nga trajneri Reja për ndeshjet e shtatorit, Balliu sqaron mungesën në Kombëtare

09:56, 01/09/2021

Ivan Balliu ishte thirrur nga trajneri i Kombëtares shqiptare, Edi Reja për ndeshjet e muajt shtator, të vlefshme për kualifikuest e Botërorit “Katar 2022”.

Mirëpo, futbollisti 29 vjeçar që luan për Vallecanon në La Liga, refuzoi ftesën e trajnerit Reja me arsyen se ishte i dëmtuar.

Një gjë të tillë e konfirmoi edhe vetë lojtari përmes një postimi në rrjetet sociale, ku bën të ditur se nuk është pjesë e Kombëtares për shkak se trupit të tij i duhet kohë që të rigjenerohet në mënyrë që mos dëmtohet.

Postimi i Balliut:

“Të nderuar fansa dhe miq shqiptarë, siç e keni dëgjuar, këtë herë nuk jam pjesë e ekipit kombëtar. Sidoqoftë, kjo nuk ka të bëjë me faktin se unë nuk dua, por trupit tim i duhet kohë që të rigjenerohet në mënyrë që të parandalojë më keq. Unë jam gjithmonë krenar të vesh fanellën kuqezi dhe ta përfaqësoj tokën e rrënjët e mia me gjithë shpirt. Përjetësisht me ty Shqipëri! Me respekt Ivan Balliu!”.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco