Barcelona mbeti pa Griezmann, por arriti të rregjistrojë përforcimin e madh dhe të firmos me sulmuesin e Sevilla-s

Barcelona mbeti pa Griezmann, por arriti të rregjistrojë përforcimin e madh dhe të firmos me sulmuesin e Sevilla-s

09:18, 01/09/2021

Ndryshime të mëdha tek Barcelona në ditën e fundit të merkatos, teksa Antoine Griezmann u kthye tek  Atletico Madrid, ndërsa katalanasit më në fund arritën të regjistrojnë Sergio Aguero-n dhe të marrin në huazim nga Sevillia Luuk De Jong.

Sulmuesi francez fillimisht do të huazohet për një vit, dhe më pas Atletico do të ketë mundësinë të blejë kartonin e tij për 40 milionë euro.

Griezmann erdhi në Barcelonë dy vjet më parë në një transferim me vlerë e 120 milionë eurove, por pasi nuk i përmbushi pritshmëritë, u kthye në Madrid për një të tretën e asaj shume.

Sidoqoftë, tifozët e Barcelonës do të gëzohen disi nga fakti se klubi më në fund ka arritur të regjistrojë Sergio Agueron pavarësisht problemeve të mëdha financiare në të cilat gjendet.

Image

Për shkak të situatës së keqe, Barcelona mbeti pa legjendën e saj Lionel Messi, por nëse pranonin të rinovonin me sulmuesin argjentinas, ata rrezikonin të mos lejoheshin të regjistronin lojtarë të rinj për shkelje të fair -play financiar.

Në mënyrë që Aguero të regjistrohet përfundimisht, Gerard Pique së pari ra dakord për një ulje të pagës, e cila i lejoi klubit të regjistrojë Memphis Depay, Eric Garcia dhe Ray Manay.

E njëjta gjë u bë nga Jordi Alba dhe Sergio Busquets kështu që Barcelona arriti të regjistrojë Aguero i cili është një përforcim i madh për klubin.

Gjithashtu, katalanasit arritën të transferojnë nga Sevilla Luuk De Jong. Sulmuesi holandez vjen në formën e huazimiy me të drejtën e blerjes në fund të sezonit.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco