Lazio ishte e interesuar për lojtarin e Frankfurt, Tare gabon me adresën emailit

Lazio ishte e interesuar për lojtarin e Frankfurt, Tare gabon me adresën emailit

09:03, 01/09/2021

Dita e fundit e merkatos shpesh sjell histori interesante. E historia e kësaj vere 2021 me siguri vjen nga Lazio.

Klubi romak ishte interesuar për anësorin e Eintracht Frankfurt, Filip Kostiç dhe i dërgoi ofertë me email siç shpjegohet nga drejtori sportiv i bardhekaltërve, Igli Tare. “Gjashtë apo shtatë ditë më parë informova Markus Krosche se ishim të interesuar për Kostiçin. Atëherë na u kërkua të bënim një ofertë me shkrim. Ne e konfirmuam këtë me email, siç kërkohet. Pastaj u deklarua publikisht se nuk kishte ofertë, ” shpjegoi shqiptari.

Sipas informacioneve nga Bild , klubi italian thjesht kishte adresën e gabuar të emailit. Një gabim i cili mund të ketë qenë njerëzor.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco