Manaj u transferua tek Specia, lojtarët e Barçës i urojnë fat në aventurën e re

Manaj u transferua tek Specia, lojtarët e Barçës i urojnë fat në aventurën e re

08:45, 01/09/2021

Pas një vere të gjatë mes tratativash dhe dilemash të shumta për të ardhmen, telenovelës “Rei Manaj”, i ka ardhur fundi, teksa sulmuesi i Kombëtares shqiptare u transferua te skuadra e Specias në Serinë A.

24-vjeçar është transferuar në formën e huazimit për shumën e 300 mijë eurove, ndërsa Specia do të ushtrojë të drejtën e blerjes pas 1 viti për shumën e 2.7 milionë eurove.

Nëpërmjet një postimi në faqen zyrtare, Manaj i shprehu mirënjohje klubit katalanas, duke deklaruar se Barcelona do të mbetet gjithmonë në zemrën e tij.

Të shumta ishin miqtë dhe fansat që i uruan suksese në aventurën e re sulmuesit shqiptar, teksa spikasin urimet e futbollistëve të Barcelonës, Filip Kutinjo, Neto Murara, Santiramos Mingo, Ranald Aruajo, Konard De La Fuente, etj. “Paç fat vëlla”, ishte komenti i Kutinjos. Ndërkohë që Neto shkruan: “Paç fat fenomeno.

 

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Rey Manaj (@reymanaj97)

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco